back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetGjin Gjoni: Qytetarët do ta marrin në dorë protestën

Gjin Gjoni: Qytetarët do ta marrin në dorë protestën

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e opozitës po ndikojnë jo vetëm në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë, por edhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për situatën në vend.

Në një prononcim për A2CNN, pak para nisjes së protestës kombëtare, Gjoni u shpreh se pjesëmarrja në protesta po rritet gradualisht, ndërsa theksoi se një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të hezitojnë për shkak të frikës.

Sipas tij, kjo frikë lidhet me atë që ai e cilësoi si “represion qeveritar” dhe presion ndaj qytetarëve nga administrata shtetërore, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

“Ka shumë qytetarë që nuk dalin në protestë për shkak të presionit dhe frikës, pasi përballen me kërcënime që lidhen me vendin e punës apo aktivitetin e tyre,” u shpreh deputeti demokrat.

Gjoni akuzoi gjithashtu institucionet shtetërore se po përdoren për qëllime elektorale, duke ushtruar presion ndaj mbështetësve të opozitës.

Ai bëri të ditur se protesta do të nisë me mesazhe nga të rinjtë dhe përfaqësues politikë, për t’iu lënë më pas hapësirë qytetarëve që të vijojnë me pjesën tjetër të tubimit.

Në përfundim, deputeti i PD theksoi se protestat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin publik dhe të nxisin reagimin qytetar ndaj zhvillimeve politike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat