back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 16 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizBig Brother Vip, kërkohet heqja e licensës për Klan Kosovën/ Zbardhet letra...

Big Brother Vip, kërkohet heqja e licensës për Klan Kosovën/ Zbardhet letra dërguar kompanisë patentuese

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion është organizatë që mbron dhe promovon të drejta të barabarta,”, Qika”, i ka dërguar një letër kompanisë licensuese të Big Brother Vip Kosova “Banijay Reality”.

Kërkesa e “Qika-s”, është heqja e licensës për televizionin “Klan Kosova, i cili është patentuar për të transmetuar Big Brother-in.

Shkak për këtë reagim u bë, futja në shtëpinë e Big Brother Atilla Kardesh, ish bashkëshortin e banores Drenusha Latifa e cila e ka dërguar para drejtësisë me akuzën e dhunimit.

Pas reagimeve të shumta, Atilla Kardesh u largua dje nga Big Brother Vip Kosova.

Kujtojmë që lidhur me futjen e tij në BBVK, duke qenë person i denoncuar për dhunë në familje, ka reaguar Rrjeti për të Drejta të Njeriut, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Rrjeti i Grave të Kosovës, Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, QIKA etj.

Gjithashtu në Komisionin e Pavarur për Media, dje është dorëzuar ankesë nga juristja Flutura Kusari si dhe nga Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, mbështetur nga 38 organizata të shoqërisë civile në Kosovë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat