back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBllokimi i rrugëve është vepër penale/ Ivi Kaso: Policia t’ia kujtojë këtë...

Bllokimi i rrugëve është vepër penale/ Ivi Kaso: Policia t’ia kujtojë këtë edhe kryeministrit

Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore.

Në një deklaratë për mediat Ivi Kaso është shprehur se  janë treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht.

Besoj që në një pjesë të madhe kjo është arritur. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që janë të vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë. Shpresoj që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun.

Policia do të procedojë penalisht organizatorë dhe qytetarë, nuk kemi dyshim. E ka bërë këtë në çdo protestë. Do të donim që Policia e Shtetit të tregonte të njëjtin zell sa herë që kryeministri për çdo aheng vendos të bllokojë qarkullimin normal”, është shprehur ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat