back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaBuxheti 2025: Rritje fondesh për mbrojtje, infrastrukturë

Buxheti 2025: Rritje fondesh për mbrojtje, infrastrukturë

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Peojektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor.

Vlera e tij është për 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh.

Në ditën e miratimit në Qeveri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, buxheti i Kosovës është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.

Projektbuxheti parasheh rritje gati në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, por më së shumti në subvencione dhe transfere.

Këto janë fonde të siguruara nga shteti për të ndihmuar kompani, persona fizikë ose sektorë të veçantë të ekonomisë, si p.sh. bujqësia.

Kategoria për shpenzime kapitale do të ketë, po ashtu, rritje për 71 milionë euro, krahasuar me buxhetin e këtij viti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat