back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Partizani”/ Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Seanca e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen e njohur si “Partizani” është shtyrë për më datë 22 dhjetor, ndërsa seanca e radhës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë do të zhvillohet në orën 12:00.

Shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Edhe seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurve.

Në këtë çështje, Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ndërmori veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Hetimi dhe procesi gjyqësor vazhdojnë, ndërsa pritet që seanca e 22 dhjetorit të sjellë diskutime mbi provat dhe përgjegjësitë e të pandehurve në këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat