back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“E çmendur”/ Kokalari i kthehet Kalasë: Zbulon prapaskenat e futjes në PD

“E çmendur”/ Kokalari i kthehet Kalasë: Zbulon prapaskenat e futjes në PD

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike kanë sjellë tensione dhe përplasje të reja brenda kampit demokrat, ku janë përfshirë figura të njohura të opozitës.

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga Adriana Kalaja në një intervistë në RTSH, ku kjo e fundit e cilësoi atë si “të çmendur” dhe kritikoi qëndrimet e saj ndaj Partisë Demokratike.

Kalaja, gjatë intervistës, u shpreh se Kokalari ka qenë vazhdimisht kritike ndaj PD-së dhe e akuzoi për sulme të përsëritura ndaj partisë.

Pas këtyre deklaratave, Kokalari ka reaguar publikisht, duke i kthyer akuzat dhe duke sjellë pretendime të forta për prapaskena brenda strukturave të PD-së. Ajo ka përmendur emra të ndryshëm politikë dhe ka hedhur dyshime mbi mënyrën e funksionimit të partisë dhe përzgjedhjes së figurave në strukturat drejtuese.

Në reagimin e saj, Kokalari pretendon se janë bërë ndërhyrje dhe ndikime nga aktorë politikë jashtë PD-së për të orientuar zhvillimet brenda partisë, duke ngritur akuza edhe ndaj individëve të përfshirë në proceset e brendshme.

Këto deklarata vijnë në një moment kur gara për drejtimin e Partisë Demokratike është shoqëruar me debat të fortë politik, përplasje deklaratash dhe akuzash mes figurave të ndryshme të kampit opozitar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat