KreuAktualitetPolitikaLargimi i kryeministrit nuk mund të shpërfillet”/ Ermelinda Meksi mesazh Ramës

Largimi i kryeministrit nuk mund të shpërfillet”/ Ermelinda Meksi mesazh Ramës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi u bën thirrje drejtuesve politikë të hapin një proces dialogu dhe konsultimi për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, duke theksuar se kërkesa e qytetarëve për largimin e kryeministrit nuk duhet të shpërfillet.

Në një reagim publik, Meksi shprehet se krizat nuk zgjidhen duke mohuar problemet apo duke injoruar pakënaqësinë qytetare, por duke adresuar shkaqet e saj dhe duke vendosur interesin e vendit mbi interesat politike.

“Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme”, shkruan Meksi, duke kërkuar që ajo të trajtohet me përgjegjësi politike, në respekt të vullnetit qytetar dhe procedurave demokratike.

Sipas ish-ministres, në kushtet kur besimi te qeverisja është tronditur dhe pakënaqësia qytetare është e dukshme, deklaratat e zakonshme nuk mjaftojnë. Ajo kërkon që drejtuesit politikë të shqyrtojnë mundësitë për një zgjidhje që qetëson situatën, garanton funksionimin e institucioneve dhe ndihmon në rikthimin e besimit.

Meksi u bën thirrje drejtuesve politikë, deputetëve, forumeve partiake, intelektualëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të marrin përgjegjësi dhe të nisin një proces të vërtetë konsultimi, ku të dëgjohen edhe shqetësimet e studentëve.

Duke iu referuar përvojës së saj shumëvjeçare në politikë dhe angazhimit në OSBE, ajo thekson se pakënaqësia e akumuluar duhet adresuar përpara se të shndërrohet në përplasje që cenojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

“Dhuna nuk është zgjidhje. Por as shpërfillja e shkaqeve të zemërimit nuk sjell paqe”, shprehet Meksi, duke kërkuar shmangien e provokimeve dhe mbrojtjen e protestave paqësore.

Në përfundim të reagimit të saj, ish-ministrja nënvizon se interesi i vendit duhet të jetë mbi çdo interes individual apo partiak.

“Shqipëria është mbi çdo individ, post apo parti”, përfundon ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat