Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kokalari bëri të ditur se kallëzimi penal është ngritur ndaj Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Argita Malltezit, Albana Vokshi dhe personave të tjerë, për atë që ajo e cilëson si kontrollim të partisë që prej Kuvendit të 30 Prillit 2022.
Sipas saj, në kallëzim janë paraqitur në detaje mënyrat se si Partia Demokratike është përdorur, sipas pretendimeve të saj, si “mburojë kundër SPAK-ut”.
Kokalari deklaroi gjithashtu se është vënë në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje dhe për çdo hetim tjetër ku mund të kërkohet dëshmia apo bashkëpunimi i saj.
Në reagimin e publikuar, ajo renditi edhe hapat që thotë se ka ndërmarrë deri më tani kallëzim penal në SPAK, padi civile me kërkesë për pezullimin e Kuvendit të 23 Majit, e cila sipas saj është pranuar nga Gjykata, denoncim pranë zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë si dhe informim të zyrtarëve të lartë të European People’s Party.
Në fund të deklaratës së saj, Kokalari u shpreh se me ndihmën e SPAK-ut, Gjykatës dhe mbështetjes ndërkombëtare nga DASH dhe EPP, sipas saj, do të “izolohet kanceri që ka pushtuar opozitën dhe politikën shqiptare”.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



