back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBotaFrikë për rikthimin e Trump/ Europa kryqëzon gishtat për Harris

Frikë për rikthimin e Trump/ Europa kryqëzon gishtat për Harris

Ndërsa votuesit amerikanë shkojnë drejt qendrave të votimit, Evropa po kryqëzon gishtat për Kamala Harris  dhe  është e shqetësuar për rikthimin e Donald Trump.

Shumë vende në Evropë po mbajnë frymën teksa shohin votuesit amerikanë që shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Për dekada të tëra, rituali katërvjeçar në anën tjetër të Atlantikut është ndjekur me interes, entuziazëm dhe madje dhe me njëfarë shkalle respekti. Shtetet e Bashkuara në fund të fundit konsiderohen si vendi me demokracinë më të vjetër në botë dhe SHBA është garantuesi kryesor i sigurisë në Evropë.

Kurioziteti për zgjedhjet në SHBA, është shndërruar në shqetësim dhe në disa raste, në tmerr të plotë.

Evropa po shikon një luftë të ashpër midis Kamala Harris, kandidates demokrate e cila është zotuar të mbrojë Aleancën transatlantike dhe “të ngrihet përballë diktatorëve” dhe Donald Trump, kandidati republikan që e ka përshkruar Volodymyr Zelenskyn si “pushtuesin më të madh” dhe ka deklaruar se do të “inkurajojë” Rusinë të bëjë “çfarëdo që ata duan” me vendet që janë kundër tyre në NATO.

Një sondazh i fundit i YouGov në shtatë vende evropiane tregoi një preferencë dërrmuese për Harris, duke përfshirë edhe përkrahësit e Marine Le Pen, udhëheqëses së ekstremit të djathtë të Francës.

Nga ana tjetër hungarezi Viktor Orbán po mban “disa shishe shampanjë” për të festuar fitoren e Trump.

Harris, duke ecur në vrullin e nxitur nga tërheqja tronditëse e Joe Biden, kishte siguruar shpejt një avantazh modest por të fortë në shumicën e shteteve të fushëbetejës.

Performanca e saj në debatin e shtatorit u vlerësua gjerësisht, duke e bërë atë të preferuarën e basteve për t’u bërë presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara.

Beteja e bllokuar

Diferenca në përqindje midis kandidatëve në Pensilvani, Miçigan, Ëisconsin, Karolinën e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada, është e ngushtë.

Rruga më e sigurtë e Harris për në Shtëpinë e Bardhë ka qenë gjithmonë i ashtuquajturi “Muri Blu” i përbërë nga Pensilvania (19 vota elektorale), Michigan (15) dhe Ëisconsin (10).

Por epërsia e saj modeste në “Murin Blu”, e cila ishte e qëndrueshme që kur ajo u hodh në garë, thjesht është zhdukur, duke i dhënë Trumpit një shans realist për të fituar rajonin verior siç bëri papritur në 2016.

Më pas, gjatë fundjavës “shpërtheu” një bombë: një sondazh shumë i vlerësuar e vendosi Harrisin tre pikë përpara në Ioëa, një shtet që nuk ka votuar demokratët që kur Obama kandidoi në vitin 2012. Një ditë më vonë, sondazhi përfundimtar nga Neë York Times tregoi se Harris kryeson në Karolinën e Veriut me dy pikë.

“Harris dhe Trump Battle to the Ëire”, titullohej shkrimi, duke paralajmëruar se “asnjë kandidat nuk ka një epërsi përfundimtare” në shtetet e fushëbetejës.

“Luksi i rehatisë”

Perspektiva për të rikthyer në Shtëpinë e Bardhë Trump, një njeri me një mospëlqim të mirë-dokumentuar për sistemin shumëpalësh, është makthi për zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel, të cilët kanë frikë se miliarderi do të mbyllë një sy ndaj ekspansionizmit të Vladimir Putinit.

Por ka diçka më të thellë që ushqen ankthin.

Në vazhdën e presidencës së parë të Trump, BE filloi të fliste për “autonominë strategjike”, një qasje teorike për të siguruar që blloku do të mbrohet kundër uljeve dhe ngritjeve të çuditshme të Uashington DC.

Ideja, e promovuar me zjarr nga presidenti francez Emmanuel Macron, fitoi gradualisht ndjekës, u bë e zakonshme dhe frymëzoi politika të reja, për shembull, për të nxitur teknologjinë e gjelbër në vend, për të tërhequr investime në gjysmëpërçues dhe për të goditur praktikat deformuese të Kinës.

Megjithatë, në përgjithësi, bilanci ka qenë i dobët. BE-ja mbetet thelbësisht e varur nga dinamika globale, qoftë për tregtinë, energjinë, teknologjinë, veprimet klimatike apo sigurinë.

Me gjithë fjalët për një “botë shumëpolare” në zhvillim, SHBA-ja ende luan një rol të jashtëzakonshëm në këtë dinamikë dhe mund të përcaktojë vetë se si lëkundet lavjerrësi, duke sjellë pasuri në disa cepa dhe duke shkaktuar kërdi në të tjera.

Në asnjë fushë tjetër kjo varësi nuk është aq e dukshme sesa në përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit, Amerika ka vepruar si furnizuesi kryesor i Kievit me armë të avancuara, të tilla si raketat me rreze të gjatë ATACMS, të cilat vendi mund t’i sigurojë falë sektorit të tij të pakrahasueshëm të mbrojtjes.

Thjesht mendimi i tërheqjes së Uashingtonit nga fronti i bashkuar dhe lënia e bllokut në një përleshje për të mbushur boshllëkun e madh është i mjaftueshëm për të dridhur shtyllën kurrizore të Brukselit.

“E vërteta e thjeshtë është: ne nuk kemi luksin e rehatisë. Ne nuk kemi kontrollin mbi zgjedhjet apo vendimet në pjesë të tjera të botës,” tha Ursula von der Leyen në fillim të këtij viti, ndërsa fliste për një ndihmë me një vlerë prej 60 miliardë dollarësh (55.4 miliardë euro, që kishte ngecur fort në Kongresin e SHBA.

Von der Leyen, një avokate e zëshme e lidhjeve të forta BE-SHBA, ka paraqitur synime ambicioze për mandatin e saj të dytë, të cilat mund të ndryshojnë shumë nga një presidencë përçarëse e Trump.

“Gati për çfarëdo rezultati”

Komisioni Evropian ka ngritur një task forcë speciale për t’u përgatitur për skenarët e mundshëm pas 5 nëntorit.

“Roli ynë është të jemi gati për çfarëdo rezultati të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara”, tha një zëdhënës i Komisionit të hënën.

Megjithëse një fitore e Harris-it do t’i bënte kryeqytetet evropiane (përveç Budapestit) të merrnin një psherëtimë lehtësimi, demokratja nuk ka treguar një interes veçanërisht të mprehtë për kontinentin përtej objektivit të saj të gjerë për të mbajtur aleatët demokratë të bashkuar përballë regjimeve autoritare.

Gjatë viteve të kaluara, politika amerikane është bërë gjithnjë e më e brendshme dhe e përqëndruar në vetvete: politika e jashtme mezi regjistrohet në diskurs dhe, kur ndodh, ka të bëjë kryesisht me Rusinë, Kinën ose Lindjen e Mesme.

Edhe nëse agjenda e Joe Biden ka mjaft kritikë në vend, angazhimi i tij diplomatik ka marrë përshëndetje jashtë vendit.

Ndryshimi në fokusin e Uashingtonit ka shkaktuar një pyetje të pakëndshme: A kujdeset dikush për Evropën?

“Harris apo Trump? Disa pretendojnë se e ardhmja e Evropës varet nga zgjedhjet amerikane, ndërsa ajo varet para së gjithash nga ne. Me kusht që Evropa më në fund të rritet dhe të besojë në forcën e saj”, shkroi polaki Donald Tusk në rrjetet e tij sociale.

“Sido që të jetë rezultati, epoka e burimeve të jashtme gjeopolitike ka përfunduar.”

Marrë nga euronews.com dhe përshtatur nga e Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat