back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSocialeFuqizimi i grave dhe vajzave në media/ AWA, nuk ndalet mes sfidash...

Fuqizimi i grave dhe vajzave në media/ AWA, nuk ndalet mes sfidash në krah të tyre

AWA pati nderin të priste në mjediset e saj Drejtuesen e Ekipit të British Council për projektin “Media for Change,” znj. Larisa Halilovic, e shoqëruar nga Drejtoresha e British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, zj. Majlinda Mazelliu, dhe zj. Marisi Pine, Menaxhere e Granteve për programin “Media for Change” nga British Council.

Zj. Sabina Kodra, drejtore ekzekutive e AWA-së, pasi falënderoi miqtë për mbështetjen e treguar ndaj AWA-së në realizimin e vizionit tonë për një mjedis që mbështet gratë dhe vajzat në media, bëri një ekspoze të aktiviteteve të deritanishme të Rrjetit të Grave në Media, një projekt që mbështetet nga skema e granteve Flexi pranë programit “Media for Change” të British Council.

“Rruga drejt krijimit të Rrjetit është e vështirë dhe me plot sfida, por ne jemi optimistë që në përfundim të aktiviteteve 6-mujore do kemi arritur të hedhim baza më të forta për funksionimin e tij, duke identifikuar gjithashtu fushat ku gratë dhe vajzat në media në Shqipëri kanë më tepër nevojë për mbështetje,” tha ajo.

Zj. Halilovic përgëzoi ekipin e AWA-së për propozimin e paraqitur për projektin “Media for Change” në programin Flexi Grants, një proces shumë konkurrues. “Krijimi i rrjeteve të grave në media është një proces që po ndodh në shumë vende të Ballkanit, si në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, dhe secili vend ka qasje të ndryshme për rrjetëzimin. Për ne, është e rëndësishme që nëpërmjet këtyre granteve të forcojmë pozitën e grave brenda industrive mediatike, në mënyrë që ato të kontribuojnë në përmirësimin e portretizimit të grave në media.”

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mënyrat e rrjetëzimit rajonal dhe qëndrueshmëria e projektit pas përfundimit të grantit në shkurt 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat