back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNë 2025-ën nuk rriten taksat/ Shtohen të ardhurat nga deklarimi i gjithë...

Në 2025-ën nuk rriten taksat/ Shtohen të ardhurat nga deklarimi i gjithë pagave

Projekt buxheti i 2025 parashikohet të jetë mbi 8 miliardë euro

Ministri i financave, Petrit Malaj, e prezantoi atë në Konferencën e Kryetareve, duke u shprehur se synon një vazhdimësi të rritjes ekonomike prej 3.9%  dhe ulje të borxhit publik Ministri i Financave siguroi se këtë vit nuk do të ketë rritje taksa e tatime për qytetarët.

Ne projekt buxhetin 2025 parashikohen 40.6 miliardë lekë më shumë se viti 2024, të ardhura buxhetore bazuar kjo kryesisht në turizëm dhe eksporte si dhe rritje të të ardhurave tatimore.

Të ardhura buxhetore: 754.6 miliardë lekë ose 28.8% PBB

Të ardhurat tatimore: 709.8 miliardë lekë nga 26.3% në 27.1 % të PBB

Ky projekt buxhet parashikon rritje të shpenzimeve në shendetësi, arsim, investimet publike në infrastrukturë dhe energji dhe shërbime digjitale.

822.7 miliardë lekë shpenzime 31.4% e PBB

Investime publike – 6.1% të PBB

Sigurime shoqërore –  7.3% e PBB

Pagesa të administratës publike – 4.9 % e PBB

Shpenzime operative – 2.7% e PBB

Pushteti Vendor – 3.45% e PBB

Kompnesimi i pronareve – 01.% e PBB

Ndihma ekonomike – 0.9% e PBB

Ish të përndjekurit – 0.1%  e PBB

Subvencione – 0.1% e PBB

Vitin qe vjen është parashikuar rritje e buxhetit nëpërmjet grantit për të gjithë bashkitë si dhe rritje të pagave të punonjësve të tyre./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat