back to top
28.5 C
Tirana
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetE quajti të “përdalë”/ Kokalari: Berisha të sqarojë deklaratën ose përballet me...

E quajti të “përdalë”/ Kokalari: Berisha të sqarojë deklaratën ose përballet me drejtësinë

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili i ka quajtur atë dhe disa kandidatë të tjerë të përfshirë në garën brenda Partisë Demokratike si “të përdalë politikë”.

Në një postim publik, Kokalari e konsideron deklaratën fyese dhe kërkon që Berisha të sqarojë menjëherë se kujt i është referuar me këtë term, duke lënë të kuptohet se ajo mund të jetë përfshirë në deklaratë. Sipas saj, në mungesë të një sqarimi publik, çështja mund të shkojë deri në kallëzim penal, si në Shqipëri në SPAK, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e saj, Kokalari shkon më tej duke përmendur edhe përplasjet e mëparshme ligjore, përfshirë një padi që ajo e cilëson si “qesharake” në SHBA, si dhe akuza për shpifje ndaj saj nga individë të lidhur me kampin e Berishës. Ajo paralajmëron se këto çështje, sipas saj, do të kenë pasoja për autorët e tyre.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe familjes Berisha, përmes një tagu në postimin e saj, Kokalari përdor një gjuhë të ashpër politike, duke deklaruar se nuk do të tolerojë më fyerje dhe se do të reagojë me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

“Me këtë lloj fjalori mos guxoni të më drejtoheni mua”, shkruan ajo, duke shtuar se nuk do t’ia falë deklaratat që i konsideron sulme personale dhe politike.

Reagimi i saj vjen në një moment tensionesh të reja brenda Partisë Demokratike dhe përplasjesh të vazhdueshme publike mes figurave të ndryshme të opozitës, ku retorika politike është ashpërsuar ndjeshëm ditët e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat