Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Laçi u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa fitoi 3-1 ndaj Kukësit.
Verilindorët shënuan të parët me Badije, por kurbinasit përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, me anë të golave të Tresës dhe Bullarit.
Në minutën e 66-të, Bullari thelloi shifrat, duke e kthyer në formalitet kualifikimin.
Të besuarit e Moreiros synojnë që të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa kuksianët duhet të kënaqen me prezencën në këtë fazë.



