back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëNga 18 në 20 vjeç për patentën/ Masat e reja pas aksidentit...

Nga 18 në 20 vjeç për patentën/ Masat e reja pas aksidentit që mori dy jetë të miturish

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku një shofer i dehur dhe me shpejtësi i mori jetën dy të miturve, Partia Socialiste e Shqipërisë ka përgatitur draftin me ndryshime të forta në Kodin Rrugor.

Masat më të ashpra synojnë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe shkelësit përsëritës, ndërsa në rastet e drejtimit në gjendje të dehur parashikohet deri në heqje të përhershme të patentës.

Amendamentet janë propozuar nga Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, dhe deputeti Erion Braçe.

Sipas draftit të depozituar në Kuvend:

  • Kush kapet duke drejtuar mjetin pa patentë, nuk do të pajiset me leje drejtimi për 1 vit, përveç përgjegjësive sipas legjislacionit penal.
  • Të miturit që kapen në timon pa patentë do të mund ta marrin lejen e drejtimit vetëm 2 vite pasi të kenë mbushur moshën ligjore, pra në moshën 20-vjeçare.
  • Drejtuesit që janë në vitin e parë të patentës duhet të kenë nivel 0 alkool gjatë drejtimit të automjetit.
  • Për shoferët e rinj vendosen kufizime shpejtësie: maksimumi 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Shkeljet ndëshkohen me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim patente për 1 muaj dhe heqje pikësh.
  • Drejtuesit e rinj deri në 2 vite eksperiencë nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 00:00 deri në 06:00 pa praninë e një personi të rritur me patentë mbi 3 vite.
  • Nëse drejtuesi nuk kryen shkelje gjatë vitit të parë, kufizimet hiqen.
  • Në rast të dy shkeljeve gjatë periudhës së provës, afati i testimit zgjatet edhe me 1 vit.
  • Ndalohet përdorimi i celularit gjatë drejtimit të biçikletave dhe motorëve elektrikë.
  • Shoferëve që kapen me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe që janë ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do t’u hiqet përgjithmonë patenta.

Ndryshimet vijnë në një moment kur siguria rrugore dhe aksidentet fatale janë kthyer në një nga shqetësimet kryesore për opinionin publik.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat