Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Procesi i votimit do të nisë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00, ndërsa në garë janë tetë kandidatë që synojnë drejtimin e institucionit për një mandat 4-vjeçar.
Pas më shumë se dy dekadash drejtimi nga avokati Fatmir Brakaj, i cili ka qenë në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë që prej vitit 2001, tashmë pritet të zgjidhet pasuesi i tij.
Të drejtën e votës e kanë rreth 1910 avokatë të regjistruar në degën e Tiranës.
Mes emrave më të komentuar në këtë garë përmenden Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj dhe Edmond Petraj.
Lulzim Alushaj kandidon gjithashtu edhe për një post në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dhe numëron 21 vite eksperiencë në profesionin e avokatit. Ai është diplomuar në Bolonja dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën “Qeverisja e Bashkimit Europian, Politikat Sociale dhe Fiskale”, ndërsa është i licencuar për të ushtruar profesionin edhe në Itali.
Në garë për drejtimin e Dhomës së Avokatisë Tiranë janë edhe katër gra: Gentjana Qendro, Malbina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.
Zgjedhjet pritet të përcaktojnë drejtimin e ri të një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësimit të avokatëve në vend.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



