KreuAktualitetNard Ndoka: Nëse flet ndryshe, harroje karrierën në PD

Nard Ndoka: Nëse flet ndryshe, harroje karrierën në PD

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputeti dhe ish-ministri Nard Ndoka ka komentuar në studion e “Puls” në A2CNN mënyrën se si funksionon Partia Demokratike, duke e cilësuar klimën brenda saj si mbytëse për ata që mendojnë ndryshe.

“Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë. Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së,” tha Ndoka.

Ai përmendi rastin e kreut të FRPD-së, i cili sipas tij, u sulmua “në mënyrë makabre” për një javë, vetëm për faktin se shprehu një mendim ndryshe.

“Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke ‘larë duart’ në atë parti,” shtoi Ndoka, duke vënë theksin tek mungesa e hapësirës për debat dhe kritika brenda PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat