Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Drafti i përbashkët pritet të miratohet nesër në orën 09:00 në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren.
Gjatë negociatave, socialistët janë tërhequr nga disa prej propozimeve fillestare. PS hoqi dorë nga ideja që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar, si dhe nga propozimi për përgjysmimin e kohës së diskutimeve në seancat plenare.
Po ashtu, mazhoranca pranoi kërkesën e PD-së që institucionet kushtetuese të vijojnë raportimin në seancë plenare dhe jo vetëm në komisione, ndërsa raportimet vjetore do të zhvillohen në komisionet parlamentare sipas fushës përkatëse dhe jo ekskluzivisht në Komisionin Xhafaj.
Nga ana tjetër, opozita arriti të fusë në draft disa prej propozimeve të saj kryesore. Ndryshimet e reja forcojnë kontrollin parlamentar, duke detyruar Kryetarin e Kuvendit të ndërhyjë kur institucionet nuk i përgjigjen deputetëve brenda afateve.
Sipas draftit, në rast mosreagimi nga institucionet, kryetari i Kuvendit do të kërkojë marrjen e masave disiplinore ndaj titullarëve përgjegjës, deri në shkarkim.
Gjithashtu, kryetarët e komisioneve parlamentare do të detyrohen të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve, kur kjo kërkohet nga pakica parlamentare.
Një tjetër ndryshim i pranuar është edhe e drejta e një kryetari grupi parlamentar për të kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në orën 22:00 dhe vijimin e saj ditën pasardhëse.
Drafti parashikon edhe pezullimin automatik të masave disiplinore në rast ankimi në Byronë e Kuvendit, ndërsa masat nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



