Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po përgatit një paketë të re ligjore që synon mbrojtjen e pronës dhe territorit, e cila do të jetë ndër vendimet e para të kabinetit të ri.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Rama u shpreh se për hartimin e paketës është punuar me intensitet nga një grup ekspertësh, juristësh dhe disa deputetë të përfshirë në komisionin e ligjeve. Ai theksoi se, edhe pse nuk është e përkryer, kjo paketë do të japë instrumenta të reja për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe për të mbrojtur projektet arkitektonike nga ndërhyrjet e paligjshme.
Kryeministri shtoi se masa të rëndësishme do të përfshijnë edhe mbrojtjen e blerësve nga mashtrimi, ku u shiten objekte me leje ndërtimi që nuk përputhen me pamjet e paraqitura në dokumentacion. Rama theksoi se kjo ofensivë do të zgjasë gjatë gjithë mandatit të ri dhe synon të krijojë siguri juridike dhe kontroll mbi ndërtimet në territor.



