Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Duallja pranon se një person i rritur është i përfshirë në sherrin që i mori jetën Martin Canit te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet.
Në studion e News24 ai sqaroi se personi i tretë ka ndërhyrë për të ndarë nxënësit, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë para se 14-vjeçarit Martin Cani t’i merrej jeta nga goditjet me thikë 300 metra larg nga shkolla.
Ndonëse Policia mohon implikim të mëtejshëm të këtij personi, kryeredaktorja e News24, Anila Jole solli në vëmendje deklaratën e shoferit të furgonit për emisionin “Me Zemër të Hapur” i cili tregoi se Martini i kishte treguar se një person i rritur e kishtë goditur me shpullë.