back to top
18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS dhe PD bashkuan votat në Kuvend/ Rama bën të habiturin

PS dhe PD bashkuan votat në Kuvend/ Rama bën të habiturin

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të diel në podkastin “Flasim” dakordësinë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për miratimin e rezolutës që lidhet me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë e cilësoi pozitiv bashkimin e opozitës me shumicën qeverisëse për një çështje që, sipas tij, prek të ardhmen europiane të vendit.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se bashkëpunimi mes socialistëve dhe demokratëve duhet të ndodhë më shpesh, sidomos për çështje madhore si integrimi europian i Shqipërisë.

Sipas Ramës, procesi i negociatave me Bashkimin Europian është tashmë i pakthyeshëm dhe vendi pritet të marrë së shpejti lajme të reja pozitive në lidhje me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

“Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme është me vlerën e vet. Më vjen mirë që e kanë kuptuar se procesi është i pandalshëm dhe se bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston”, deklaroi ai.

Në vijim, Rama shtoi se së shpejti priten hapa të rinj në procesin negociues me BE-në, duke përmendur kalimin në faza të tjera të integrimit dhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në ‘varkën e Shqipërisë europiane’, ku ne jemi prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, përfundoi kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat