Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ndërsa videot intime të personazheve të njohur po bëhen pjesë e debatit publik dhe njëri pas tjetrit po dalin denoncime për skandale seksuale në institucione, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është kujtuar të vendosë rregulla për etikën e punonjësve të ministrisë.
Kodi i ri përcakton standarde për veshjen, makijazhin dhe sjelljen e punonjësve, duke vendosur kufizime edhe për mënyrën se si duhet të paraqiten në ambientet e punës.
Por në një kohë kur publiku po përballet me raportime dhe pretendime për ngjarje intime brenda institucioneve shtetërore, vëmendja nuk është vetëm te mënyra se si duhet të vishen punonjësit, por edhe te ajo që ndodh pas dyerve të mbyllura të zyrave publike.
Në mars të këtij viti, u publikuan pretendime për një ngjarje me natyrë intime në ambientet e Ministrisë së Arsimit, të bëra publike nga avokati Arben Llangozi.
Më 11 mars 2026, avokati Arben Llangozi publikoi një denoncim për një ngjarje me natyrë seksuale që, sipas tij, kishte ndodhur në ambientet e Ministrisë së Arsimit, institucionit që drejtohet nga Mirela Kumbaro.
Në reagimin e tij, Llangozi pretendoi se dy punonjës të ministrisë ishin kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në një zyrë në katin e dytë, gjatë orarit të punës. Sipas denoncimit, ngjarja ishte zbuluar nga një punonjëse tjetër, e cila kishte kaluar në korridor.
“Një aferë seksuale ka ndodhur në ministrinë e Arsimit dhe Sportit”, shkruante Llangozi në publikimin e tij, duke pretenduar se rasti po mbahej larg vëmendjes publike.
Kështu, ndërsa Kumbaro vendos rregulla për paraqitjen e punonjësve, mbetet në qendër të vëmendjes edhe mënyra se si trajtohen denoncimet për sjellje të papërshtatshme në institucionet shtetërore.



