KreuAktualitetPolitikaPse nuk u luajt himni shqiptar në Pustec?/ Reagon MEPJ

Pse nuk u luajt himni shqiptar në Pustec?/ Reagon MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas aktivitetit kulturor të zhvilluar në Pustec, ku, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar.

Në reagimin e saj, MEPJ e konsideron këtë një mungesë serioze respekti ndaj simboleve kombëtare dhe një shmangie nga rregullat e protokollit institucional.

Sipas Ministrisë, aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, por prania e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, kryetarit të bashkisë dhe përfaqësuesve të tjerë institucionalë i jepte ceremonisë një rëndësi të veçantë publike.

“MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

Ministria thekson se respektimi i simboleve kombëtare nuk duhet të trajtohet si çështje politike apo si një çështje interpretimi, por si pjesë e etikës institucionale dhe protokollit.

“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë”, shprehet MEPJ.

Në reagim nënvizohet gjithashtu rëndësia e respektimit të identiteteve dhe simboleve në zonat ku bashkëjetojnë komunitete të ndryshme.

“Pustec, ashtu si çdo hapësirë e Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë një vend ku respektohen simbolet kombëtare, qytetarët dhe vlerat e bashkëjetesës demokratike”, thuhet më tej.

MEPJ e lidh këtë çështje edhe me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke theksuar se respekti i ndërsjellë ndaj simboleve dhe identiteteve është pjesë e marrëdhënieve të shëndosha mes njerëzve dhe shteteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat