back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK i jep llogari Fatmir Xhafajt/ Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD

SPAK i jep llogari Fatmir Xhafajt/ Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një marrëveshje politike për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke rikthyer praktikën e miratimit me konsensus të disa elementeve të funksionimit parlamentar, përfshirë edhe mënyrën se si raportojnë institucionet e pavarura.

Një nga pikat më të debatueshme të dakordësisë lidhet me kufizimin e raportimeve në seancë plenare vetëm për një grup të ngushtë institucionesh kushtetuese, duke zhvendosur pjesën tjetër të raportimit në komisione parlamentare.

Sipas formulimit të ri, në sallën e Kuvendit do të raportojnë vetëm institucionet për të cilat Kushtetuta parashikon shprehimisht detyrim raportimi në seancë plenare, si Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndër institucionet që nuk do të raportojnë më në seancë plenare përfshihet edhe SPAK, i cili do të vijojë raportimin në komisionet parlamentare.

Sipas draftit, drejtuesi i SPAK-ut raporton vetëm në komisionin parlamentar, edhe në atë të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat