back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPakti Rama-Berisha “zbret” në Këshillin e Mandateve / Ku u dakordësuan PS...

Pakti Rama-Berisha “zbret” në Këshillin e Mandateve / Ku u dakordësuan PS dhe PD?

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren ka miratuar me konsensus ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, pas negociatave dhe lëshimeve nga të dyja palët politike.

Mbledhja përfundoi pak momente më parë, ndërsa ndryshimet pritet të kalojnë për votim në seancë plenare.

Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është arritur pas tërheqjes së disa propozimeve nga Partia Socialiste dhe pranimit të disa kërkesave të Partia Demokratike që lidhen me kontrollin parlamentar dhe procedurat disiplinore.

Çfarë tërhoqi PS

Mazhoranca hoqi dorë nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar brenda një jave.

Po ashtu, PS u tërhoq edhe nga propozimi për përgjysmimin e kohës së diskutimeve në seancat plenare.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me raportimet institucionale. Mazhoranca pranoi që të gjitha institucionet me përgjegjësi kushtetuese të raportojnë në Kuvend dhe jo vetëm në Komisionin Xhafaj, siç ishte propozuar fillimisht.

Gjithashtu u pranua që raportimet vjetore të shqyrtohen në komisionet përkatëse sipas fushës së përgjegjësisë.

Çfarë fitoi opozita

Nga ana tjetër, Partia Demokratike arriti të sigurojë disa mekanizma shtesë kontrolli parlamentar.

Sipas ndryshimeve të miratuara, kryetari i Kuvendit do të jetë i detyruar t’u përgjigjet kërkesave brenda 5 ditëve, ndërsa mosreagimi mund të sjellë masa disiplinore deri në shkarkim.

Po ashtu, kryetarët e komisioneve parlamentare do të detyrohen të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që seancat plenare të mund të ndërpriten në orën 22:00 dhe të rifillojnë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me masat disiplinore ndaj deputetëve. Sipas formulimit të ri, ato do të pezullohen automatikisht në rast ankimi në Byronë e Kuvendit dhe afatet nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.

Nuk ndalen marrëveshjet Rama-Berisha/ PS-PD sërish bëhen bashkë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat