KreuAktualitetStuhi dhe reshje të dendura/ Situata drejt normalizimit në të gjithë vendin

Stuhi dhe reshje të dendura/ Situata drejt normalizimit në të gjithë vendin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

Siç njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve.

Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat