back to top
28.5 C
Tirana
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Tallje” me qytetarët/ Bordi ul naftën vetëm 3 lekë pas rritjes brenda...

“Tallje” me qytetarët/ Bordi ul naftën vetëm 3 lekë pas rritjes brenda 24 orësh

Edhe pse vendimi paraqitet si ulje, çmimi i karburanteve mbetet në nivele të larta, duke vijuar të rëndojë buxhetet familjare dhe kostot e transportit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës me pakicë është caktuar në maksimumi 174 lekë për litër, ndërsa me shumicë 162 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet një tjetër rishikim sipas lëvizjeve të tregut ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar, Bordi i Transparencës paralajmëroi operatorët e tregut për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të vendosura, duke theksuar se në rast shkeljesh do të ketë pezullim të aktivitetit.

Megjithatë, qytetarët vijojnë të kritikojnë mënyrën sesi ndryshohen çmimet pothuajse çdo ditë, duke e konsideruar situatën si një “tallje” me konsumatorët, pasi edhe kur ka ulje, ato mbeten minimale dhe pa ndikim real në përballimin e kostos së jetesës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat