back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia146 gjyqtarë dhe 115 prokurorë u shkarkuan në 6 vite/ U tërhoqën...

146 gjyqtarë dhe 115 prokurorë u shkarkuan në 6 vite/ U tërhoqën nga Vettingu 105 prej tyre

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2024 ka dhënë 799 vendime.

369 vendime konfirmim në detyrë për 165 gjyqtarë, 166 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 34 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

267 vendime për shkarkim nga detyra për 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 115 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë.

105 vendime për ndërprerje procesi (neni G i Aneksit të Kushtetutës) për 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish- prokuror, 14 ndihmës ligjorë, 1 ish-inspektorë në KLD.

8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);

48 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për 25 gjyqtarë, 17 prokurorë, 1 ish-kryeinspektor në KLD dhe 2 ish-inspektor në KLD dhe 3 ndihmës ligjor (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016).

Gjithashtu janë dhënë edhe 2 vendime për pezullimin nga detyra për 2 prokuror.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat