Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.
Zyra e Prokurorit të Specializuar një një njoftim për media, ka thënë se në vazhdimësi po kryen operacione në Kosovë që ndërlidhen me procesin hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë
ZPS-ja thotë se këto aksione janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPSK-së.
Gazeta online Reporteri.net raportoi se sot në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është arrestuar ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.
Aksioni i arrestimit të tij ka ndodhur sot, rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe është kryer nga forcat policore te EULEX-it.
Po ashtu është arrestuar edhe ish-Komandanti i UÇK-së dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.
Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Fadili.
Sipas tij, arrestimi ka ndodhur sot në orën 08:00 në mëngjes.