KreuAktualitetKronikëMesazhet që çuan në pranga mësuesin/ Dyshohet për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares

Mesazhet që çuan në pranga mësuesin/ Dyshohet për ngacmim seksual ndaj 13-vjeçares

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare përmes mesazheve.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M.S., mësues në një shkollë në Lushnjë. Sipas Policisë, ai dyshohet se i ka dërguar të miturës mesazhe me përmbajtje ngacmuese.

Rasti është denoncuar dhe pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, 60-vjeçari është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me mesazhe, një nxënëse 13 vjeçe”, njofton Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Hetimet do të përcaktojnë edhe përmbajtjen e komunikimeve dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur ato.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat