back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizU ndanë pas 8 vitesh, Morata dhe Campello do kalojnë krishtlindjet bashkë

U ndanë pas 8 vitesh, Morata dhe Campello do kalojnë krishtlindjet bashkë

Ndarja mes Alvaro Moratës dhe partneres me të cilën ishte martuar prej 8 vitesh, Alice Campello shkaktoi bujë të madhe. Gjithsesi, duket se lamtumirat nuk ekzistojnë, pasi dyshen mund t’i shikojmë sërish bashkë.

Bukuroshja e njohur ka njoftuar se Krishtlindjet do t’i kalojë me Moratën dhe katër fëmijët e tyre. “Fëmijët na kërkuan të gatuajmë biskota së bashku dhe lumturia e tyre është gjëja më e rëndësishme. Pra, po, do të jemi bashkë,” tha ajo, duke lënë të hapur kështu mundësinë për një ribashkim të mundshëm.

E pyetur për të ardhmen, Campello u  shpreh: “Nuk e di se çfarë mund të ndodhë…E rëndësishme është që ne  respektojmë shumë njëri-tjetrin”.

Viti i ri mund të sjellë një ribashkim të çiftit. Dashuria zgjat përgjithmonë, apo jo?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat