Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-kryeministri dhe lider aktual i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, derisa ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.
“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.
Ndërkohë kujtojmë se Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.



