Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Sandër Simoni është zgjedhur këtë të premte anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas procesit të votimit për tre anëtarët e rinj të Këshillit.
Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët nga Gjykata e Lartë, Simoni dhe Arbena Ahmeti morën të njëjtin rezultat, me 179 vota secili.

Për shkak të barazimit, procesi nuk mund të përcaktonte fituesin vetëm përmes votimit dhe procedura vijoi me hedhjen e shortit, në përputhje me rregulloren.
Shorti u hodh me gogla dhe fitues u shpall Sandër Simoni, duke i dhënë atij mandatin si anëtar i KLGJ-së.
Zgjedhja e tij vjen në kuadër të procesit për plotësimin e përbërjes së re të Këshillit të Lartë Gjyqësor



