back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMicrosoft fillon testimin e Copilot Vision në shfletuesin Edge

Microsoft fillon testimin e Copilot Vision në shfletuesin Edge

Microsoft filloi lançimin e një prej veçorive eksperimentale të shumëpritura AI që i prezantoi në Tetor. Copilot Vision, i cili skanon shfletimin e përdoruesit në internet dhe bisedon rreth tij, është tani i disponueshëm për testim në Copilot Labs.

Copilot Vision ka kufizime strikte për momentin. Funksionon vetëm me Microsoft Edge dhe vetëm për një numër të caktuar uebsajtesh. Gjithashtu është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish me pagesë të Copilot Pro në SHBA.

Microsoft tha se me kalimin e kohës do të zgjerojë qasjen në më shumë përdorues dhe uebsajte. Kompania thotë se sesione Copilot Vision duhet të aktivizohen manualisht dhe në momentin që përfundoni, të dhënat e sesioni fshihen.

Sipas Microsoft funksionaliteti vetëm interpreton tekstin dhe imazhet nga uebsajtet e hapura dhe nuk përpunon asnjë përmbajtje përtej saj apo nuk trajnohet me të dhënat e publikuesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat