back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Olsi Rama kapoja i bandës së Xibrakës”/ Berisha  sërish akuza ndaj vëllait...

“Olsi Rama kapoja i bandës së Xibrakës”/ Berisha  sërish akuza ndaj vëllait të kryeministrit

Kreu i PD-së Sali Berisha është takuar me grupet e pynës së PD-së, Lezhë, ku ju ka dhënë udhëzimet për zgjedhjet e 2025-së.

Paralel me situatën politike, Berisha ka lakuar edhe emrin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

“Po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi”, ka thënë Berisha.

Deklarata e plotë:

Kam shumë kënaqësi të ju takoj. Ju keni ardhur këtu, por unë do të vij të ju takoj kudo atje, në qytete dhe fshatra.

Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj.

Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve.

Nuk them se janë të njëjta, jo, por diktatura ngjasin. Të bësh çtë duash, atyre ngjashmëritë nuk ua heq.

Duke ardhur këtu, po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi.

Thashë dhe njëherë, krahasimet nuk janë të njëjta, por ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat