back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëiOS 18.2 sjell më shumë veçori AI në iPhone 15 Pro, 16...

iOS 18.2 sjell më shumë veçori AI në iPhone 15 Pro, 16 dhe 16 Pro

Apple ka filluar lançimin e iOS 18.2 dhe iPadOS 18.2 për iPhone dhe iPad. Përditësimet sjellin përmirësime madhore në suitën AI të kompanisë dhe me shumë gjasa janë të fundit që Apple ka planifikuar për këtë vit.

Më shumë funksionalitete të Apple Intelligence janë të disponueshme në macOS 15.2 gjithashtu. Megjithatë qasja në to është e kufizuar vetëm për përdoruesit në SHBA, Australi, Kanada, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Britani momentalisht.

Nëse keni një iPhone 15 Pro, 16 ose 16 Pro, një prej veçorive më të spikatura të iOS 18.2 është Image Playground i cili ofrohet si aplikacion më vete por edhe si shtesë e Messages.

Përmes këtij të fundit softueri jep sugjerime të gjenerimit të imazheve bazuar në përmbajtjen e bisedave. Normalisht mund të bëni edhe kërkesat tuaja. Është e mundur që të përdorni edhe një foto nga kamera e iPhone.

Një prej kufizimeve më të mëdha të Playground është pamundësia e tij për të krijuar foto reale të njerëzve. Është dizajnuar qëllimisht në këtë mënyrë që imazhet të mos konfuzojnë përdoruesit.

Një tjetër veçori është Genmoji me të cilin mund të krijimi emoji të personalizuara. Nga tastiera emoji e iPhone mjafton të klikoni butonin Genmoji dhe të vendosni përshkrimin e një karakteri që dëshironi të krijoni. Apple Intelligence do të gjenerojë disa opsione dhe ju përzgjidhni atë që dëshironi.

Është e mundur që të përdorni fotot e miqve për të krijuar Genmoji. Përditësimi i ri sjell përmirësime edhe në Siri dhe mjetet e shkrimit ku që të dy tashmë kanë asistenten e ChatGPT.

Për ata që nuk kanë një iPhone të fundit, iOS 18.2 dhe iPadOS 18.2 sjellin funksionalitete të reja të AirTag ku mund të ndani vendndodhjen e një sendi të humbur me miqtë ose kompanitë ajrore.

Nëse jeni abonent i News+, fitoni akses në gjëegjëzat Sudoku. Risi për iOS 18.2 është kontrolli i volumit nga ekrani i kyçjes.

Për të përditësuar në iOS 18.2 ose iPadOS 18.2 shkoni në General – Software Update. E njëjta vlen edhe për macOS. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat