Goglat e kualifikueseve të Botërorit, vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me serbët, pas plot 10 vitesh. Në gjithë historinë, Shqipëria dhe Serbia janë përballur vetëm 2 herë.
Dueli i famshëm i 14 tetorit 2014 të zhvilluar në Beograd, u la përgjysëm pas sjelljeve vandale të vendasve, teksa Shqipëria fitoi në tavolinë 0-3, ndërkohë në sfidën e 8 tetorit të vitit 2015, serbët fitonin në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, falë golave të Ljajiç dhe Kolarov.