back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlet Endri Shabani/ Nga refuzimi ndaj partive të mëdha, sulmet e Berishës...

Flet Endri Shabani/ Nga refuzimi ndaj partive të mëdha, sulmet e Berishës dhe sfidat e partive të reja

Në një intervistë për Tema  Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, flet për zgjedhjen e tij për të mos iu bashkuar partive të mëdha si PS dhe PD, pavarësisht ftesave nga të dyja palët. Ai zbulon arsyet pse beson se politikanët e rinj brenda partive tradicionale nuk kanë pushtet real dhe pse ka zgjedhur të krijojë një parti të re opozitare.

Shabani diskuton gjithashtu sulmet dhe etiketimet nga Sali Berisha, të cilat i quan një “skemë tipike” për të mbajtur monopolin e opozitës, ndërsa ndan sfidat e bashkëpunimit me partitë e reja opozitare dhe mendimet e tij për rolin e të rinjve në politikë.

Në intervistë, ai prek edhe dilemën e të ardhmes së tij politike në rast se nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e ardhsme, duke theksuar se për të rëndësi ka krijimi i një alternative të re dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje. Ai pranon se nëse dështon në zgjedhjet e ardhshme, do të rikonsiderojë rolin e tij brenda Nismës Thurje dhe do të kërkojë mekanizma të rinj për të vazhduar kauzën e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat