back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAmbasada e SHBA edhe njëherë i vë vizë Berishës/ Thirrja e VanHorn...

Ambasada e SHBA edhe njëherë i vë vizë Berishës/ Thirrja e VanHorn për opozitën

Ambasada e  SHBA-së, ka dalë sot me një reagim ne lidhje me marrëdhëniet me opozitës.

Duke cituar të ngarkuarën me punë Nancy Vanhorn, në reagim thuhet se vlerëson mundësitë që ka pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mire.

Vanhorn ka bërë thirrje që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

Pa përmendur emra Vanhorn, i ka treguar edhe njëherë vijat e kuqe kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili është shpallur non grata nga SHBA.

Në reagim thuhet,  “se i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”.

Reagimi i plotë:

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat