Deputetët e Opozitës, kanë lënë mënjanë mazhorancën dhe kanë nisur sherret mes tyre.
Agron Shehaj që sot drejton partinë “Mundësia”, ka bllokuar foltoren dhe nuk lejuar askënd të flasë.
Kjo situatë ka çuar në reagimin e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, i cili e ka quajtur Shehajn, papagall.
Debati më tej ka degraduar në sharje të rënda.
Debati Mziu Shehaj:
Mziu: Pusho papagall… (Merr shishen e ujit në dorë, por nuk e hedh, lëshon një fyerje “të q… robt” dhe vijon fjalën). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre… (Shehaj vijon flet nga foltorja duke bërë video)…
Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.
Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!