back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetProtesta e të martës/ Kryqëzimet që do të bllokohen

Protesta e të martës/ Kryqëzimet që do të bllokohen

Të hënën demokratët do të tregojnë sërish forcën në aktin e radhës të asaj që e quajnë mosbindje civile. Njësoj si në tubimin e fundit edhe në 23 dhjetor, demokratët do të shpërndahen në 5 pika në Tiranë dhe do të synojnë bllokimin e trafikut në kryeqytet.

Protesta do të të nisë në orën 17:00 dhe do të bllokohen disa nyje kryesore në Tiranë, të cilat janë kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë, Pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe rruga pranë Bashkisë Tiranë.

Edhe këtë herë demokratët do të shpërndahen në këto 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndërshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat