Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK.
Veliaj nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet.
Ai tha shkurtimisht se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Prokurorët e Posaçëm po kryen hetime ndaj Veliajt për korrupsion pasiv. Hetime po zhvillohen edhe sa i takon pasurisë.
Më herët në SPAK ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Disa ditë më parë, agjentët e BKH sekuestruan telefonin e Xoxës.



