Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, dhe Kryetaret e Degëve të PD-së, u bëjnë thirrje mbështësve të tyre të mblidhen të hënën, në orën 9.30 përpara SPAK-ut.
Të hënën në orën 10.00, kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet në SAK, pas masës detyrim paraqitje të marrë nga Apeli i GJKKO-së.
Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Partia e Lirisë ka protestuar për Ilir Metën para SPAK-un, por pa PD-në, në krah.
Mesazhi i shpërndarë:
Diten e hënë, më 5 janar, në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë.