back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Zaho Koka denoncoi Olsi Ramën në BKH”/ SPAK reagon pas akuzave të...

“Zaho Koka denoncoi Olsi Ramën në BKH”/ SPAK reagon pas akuzave të Berishës

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili pretendoi se shtetasi Zaho Koka ka denoncuar Olsi Ramën në BKH.

SPAK u shpreh sot se kreu i strukturës, Altin Dumani, ka kërkuar përmes një shkrese më 13 janar 2025, që Byroja Kombëtare e Hetimit të verifikojë nëse ka pranuar ndonjë informacion nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka.

Kërkesa për verifikim lidhet me pretendimet për një kallëzim që përfshin shtetasin Ols Rama dhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B. Dumani ka kërkuar sqarime nga BKH mbi këto çështje, përfshirë regjistrimin e ndonjë denoncimi, caktimin e hetuesve dhe procedurat e ndjekura deri më tani.

Më 14 janar 2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit sqaroi se:
“Nga verifikimet e kryera në Sekretari dhe Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat