Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj kundër sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare të tij.
Ahmetaj ka kërkuar rrëzimin e masave të sekuestrimit, duke argumentuar se ato janë vendosur në kundërshtim me të drejtat e tij kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese më herët ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.