Julian Nagelsmann do të vijojë të jetë “timonieri” i kombëtares gjermane edhe për 3 vitet e ardhshme. Përkundrejt të gjitha zërave që e shihnin Kupën e Botës 2026, si fundin e rrugëtimit të tij në krye të “Panzerave”, ka qenë vetë Federata gjermane e futbollit që mëngjesin e kësaj të premte ka njoftuar se bashkëpunimi me 37 vjeçarin do të vijojë të paktën deri në 2028.
Vetë Nagelsmann u shpreh shumë i lumtur që do të vijojë të drejtojë kombëtaren gjermane:
“Fillimisht kur erdha këtu në 2023, nuk e kisha imagjinuar se do të qëndroja kaq gjatë në krye të skuadrës. Jam thellësisht i lumtur nga mbështetja që kam marrë nga tifozët gjermanë. I falenderoj të gjithë. Do të fitojmë tituj së bashku”.