back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëA dini gjë ju se çfarë gjurmësh ka lënë Eni Vasili në...

A dini gjë ju se çfarë gjurmësh ka lënë Eni Vasili në karrierën e saj gazetareske/ Po Aurora Polo?

Andi Llabuti

A dini gjë ju se çfarë gjurmësh ka lënë Eni Vasili në karrierën e saj gazetareske që të meritojë një fron aq të shenjtë?

Po Aurora Polo?

RTSH-ja sot shikohet sikur të ishte një minierë ari dhe jo si televizioni gjigant, ashtu sikurse është quajtur gjithmonë.

Epo sot ky televizion mund të quhet kështu vetëm për nga përmasa fizike e godinave, por jo më nga prodhimtaria e programacionit.

Në fakt u bënë shumë vite që RTSH-ja nuk po ndiqet më nga askush edhe pse një Shqipëri e tërë paguan taksa per te.

U bënë vite që ky gjigant është bërë një xhuxh, duke marre kolpo të njëpasnjëshme nga drejtues jo profesional, ose nga drejtues profesionist, por që kurrë nuk kanë qenë produktiv për një televizion, por shumë spekulativ për të vjedhur nën emrin e drejtuesit.

Sot, këtij televizioni edhe një goditje e fundit i mungon nga Eni Vasili, apo Aurora Polo. Fundja për çfarë mbahen mend si njëra dhe tjetra?

Çfarë mund të japin këto kur kurrë nuk kanë dhënë e vetëm kanë marrë?

Mbaj mend kur kam qenë edhe unë në RTSH, një karrige me rrota e zakonshme kishte kushtuar thjesht me faturë 750 €. Flas për një karrige zyre ku mund të ulen punonjësit dhe jo drejtori, sepse drejtori e kishte karrigen me një 0 shtesë nga pas.

RTSh-ja sot mË duket “bardh e zi”, ku hapen e mbyllen emisionet të pamenduara mirë.

Më duket një vend ku punësohen mollzat e bëra dhe buzët e fryra që nuk dinë se çfarë ka qenë Holocaust-i apo nuk di ta shqiptojë atë.

Pyetja ime shumë milion dollarëshe është:

– Kur do i vijnë ngjyrat RTSH-s së shenjtë?

Jam i mendimit që nëpër televizionet e tjera të hapet një emision me titull “Në kërkim të profesionistëve të fshehur” dhe pasi të gjendet, të kurorëzohet drejtuesi i RTSH-së, ndryshe ai TV do të bordellizohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat