KreuTeknologji / ShkencëPas App Store, DeepSeek bëhet aplikacioni më popullor edhe në Play Store

Pas App Store, DeepSeek bëhet aplikacioni më popullor edhe në Play Store

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Laboratori AI Kinez DeepSeek shikoi aplikacionin Android të marrë vendin e parë në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store vetëm pak ditë pasi bëri të njëjtën gjë edhe në dyqanin e aplikacioneve të Apple  Store.

Sipas firmës analitike AppFigures, që nga debutimi në mesin e Janarit, aplikacioni është shkarkuar 1.2 milionë herë në Play Store dhe 1.9 milionë herë në App Store në mbarë botën.

Numri i instalimeve mund të jetë edhe më i lartë duke qenë se DeepSeek ka një etiketë të mbi 5 milionë shkarkimeve në Play Store.

Rritja e shpejtë e DeepSeek vjen pas shpërthimit të popullaritetit të modeleve AI open-source të cilët janë po aq konkurrues sa modelet e kompanive AI në perëndim i Anthropic, OpenAI, Meta dhe Google.

Por kompania Kineze pretendon se ka shpenzuar vetëm një fraksion të asaj çfarë kanë investuar gjigantët e teknologjisë për trajnimin e modelit të saj duke përdorur çipe ndjeshëm më të dobët në performancë.

Aplikacioni i DeepSeek është esencialisht një alternativë e ChatGPT fuqizuar nga modeli V3 i laboratorit Kinez. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat