back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“T’i ulet paga 40% për një vit”/ KLP pranon pjesërisht kërkesën e...

“T’i ulet paga 40% për një vit”/ KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD për prokurorin Kledian Llaho

Në seancën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke i caktuar masën “Vërejtje publike”.

Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit Kledian Llaho.

Hetimi disiplinor konkludoi se nga ana e prokurorit Llaho janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve; mosveprimet e prokurorit janë kryer me faj me dashje direkt, duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

Raporti hetimor i ILD-së vëren, se si pasojë e shkeljes disiplinore të kryer nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor është cënuar prestigji i figurës së prokurorit, si dhe është cënuar besimi i publikut të drejtësia, ndërsa kjo sjellje e papërshtatshme mund të krijojë terren për raste të tjera të ngjashme.

Duke marrë në konsideratë se magjistrati nuk ka masë disiplinore dhe nuk ka kryer shkelje tjetër disiplinore, ILD i propozoi KLP-së marrjen masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës” në masën 40 % për një afat një vjeçar ndaj prokurorit Kledian Llaho, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c” dhe neni 108 i ligjit “Për statusin”, kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që vendosi caktimin e masës “Vërejtje publike” për prokurorin K.Ll

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat