KreuAktualitetBerisha pret deputetët konservatorë britanikë/ Angazhim për të mbështetur PD në zgjedhjet...

Berisha pret deputetët konservatorë britanikë/ Angazhim për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 majit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i PD Sali Berisha priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.

Temat e bisedes u perqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve.

Berisha informoi deputetet britanike per përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe per shpopullimin drastik te vendit si dhe luften frontale per asgjesimin e opozites.

Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat