Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Studentë dhe të rinj kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me tensione dhe dëmtime të godinës.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të ndërtesës, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave. Disa prej tyre kanë shkulur edhe kangjellat në hyrje të ministrisë, ndërsa në muret e godinës kanë shkruar mesazhe me sprej.
Përmes një mesazhi të publikuar nga organizatorët, është bërë e ditur se protesta lidhet me pakënaqësitë ndaj asaj që, sipas tyre, nuk funksionon dhe nevojës për ndryshim.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e organizatorëve.



